Presidenti ukrainas, Zelensky i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë Rusisë që të takohet me të për të folur dhe zgjidhur konfliktin. Zelensky shton se Moska ka kryer krime lufte, por megjithatë bisedimet do të rivendosin integritetin territorial të Ukrainës.

“Është koha për të folur” ka thënë presidenti i Ukrainës Zelensky, i cili ka ftuar drejtpërdrejt Kremlinin në bisedime, megjithëse nuk përmendi emrin e presidentit rus Vladimir Putin.
Zelensky: Ne kemi insistuar gjithmonë për negociata. Ne gjithmonë kemi ofruar dialog, kemi ofruar zgjidhje për paqen. Jo vetëm për 23 ditë pushtim. Dhe dua që të gjithë të më dëgjojnë tani, veçanërisht në Moskë. Është koha për t’u takuar. Koha për të folur. Është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën.

Edhe në të shkuarën kreu i shtetit ka bërë thirrje për negociata me Rusinë.

Ato janë zhvilluar, por progresi ka qenë minimal, megjithëse jashtë procesit të bisedimeve me palën ruse, Zelensky ka thënë se do të heqë dorë nga anëtarësimi i Ukrainës në NATO.
Anëtarësimi i Ukrainës në Aleancën e Mbrojtjes ka qenë një nga të ashtuquajturat ‘vija të kuqe’ të Moskës.

Putin tani shkon edhe më tej, duke kërkuar statusin neutral bërthamor dhe ushtarak të Ukrainës.
Negociataorët rusë i kanë kërkuar atyre ukrainas çmilitarizimin e plotë të vendit gjatë bisedimeve të pas fillimit të luftës.

Kujtojmë që në 24 shkurt presidenti Putin dha urdhër për të sulmuar Ukrainën përmes të ashtuquajturit ‘operacion special për denazifikimin dhe çmilitarizimin e Donbasit’, por që më pas u shtri në të gjithë territorin.

Zelensky në një video regjistrim në orët e para të së shtunës tha se Rusia po krijon qëllimisht krizë humanitare në Ukrainë, për t’i pasur më të lehta negociatat.

Zelensky: Ata kanë një qëllim të qartë për të bërë absolutisht gjithçka për ta bërë krizën humanitare në qytetet e Ukrainës një argument për ukrainasit për të bashkëpunuar me pushtuesit. Ky është një krim lufte. Ata do të jenë përgjegjës për këtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re