Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri me dije se forcat e tij ushatarake shumë shpejt do të ndërmarrin hapat e parë të rëndësishëm të një kundërofensivë ndaj forcave ruse.

 

“Ne po përgatitemi shumë seriozisht dhe patjetër do të ketë hapa shumë seriozë”, tha Zelensky në një bisedë me redaktorët kryesorë të mediave italiane në Romë të shtunën.  “Unë e di që ne të gjithë jemi të motivuar, dhe jo vetëm ata që e njohin këtë plan, por njerëzit tanë. Nuk mund t’ju them kur. Por ju patjetër do ta shihni dhe Rusia patjetër do ta ndjejë atë,” tha ai. Ne besojmë në fitore dhe besojmë se hapat e parë të rëndësishëm do të hidhen së shpejti”.

 

Forcat ukrainase kanë filluar formësimin e operacioneve përpara kundërofensive të pritshme, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re