Ende e kujtojmë ish-presidentin Bujar Nishani, i cili u hatërmbet me kryeministrin Rama kur ky i fundit ia hoqi potretin në zyrat e shtetit, për t’a zëvendesuar me atë të Ismail Qemalit, jo si inat ndaj Nishanit por si ndryshim protokollar në funksion të një standarti të ri.

Një ngjarje aspak si kjo ka ndodhur në Ukrainë, ku presidenti i sapobetuar Vlodymyr Zelensky u shpreh shkurt: Në vend timin vëni portretin e fëmijëve tuaj, që t’i matni mirë vendimet!

Porosia e rrallë e dhënë nga ish-humoristi i zgjedhur me shumicë votash për të udhëhequr vendin që zyrtarisht është në luftë me Rusinë ka bërë bujë jo vetëm në mediat ukrainase, dhe po konsiderohet si një “erë e re e qeverisjes”.

“Mos e vendosni portretin tim në zyrat tuaja, Presidenti nuk është idol, e as portet apo ikonë. Në vend timin, vendosini fotografitë e fëmijëve tuaj, dhe shikojini mirë në sy ata para se të merrni vendime lidhur me të ardhmen e tyre”.

Ai tha se do ta zgjaste fjalimin edhe pak, por që nuk do ta bëj pasi kanë shumë punë.