Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi se kanë marrë informacione për tentativë për grusht shteti më 1 dhjetor në vendin e tij.

Zelensky ishte i ftuar në programin “30 pyetje për Presidentin e Ukrainës”, ku ai zbuloi se ka marrë informacione për planifikimin e një grushti shteti në vendin e tij.

Presidenti ukrainas tha se ekzistojnë audio-regjistrime të përfshirjes së biznesmenit Rinat Akhmetov në përpjekjen për grusht shteti.

Zelensky e ftoi Akhmetovin në presidencë për të marrë informacion mbi këtë temë dhe tha se ai nuk është si paraardhësi i tij Viktor Janukoviç, i cili u arratis nga vendi në vitin 2014 dhe se nuk do të ikte.​​​​​​​

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re