Skip to content

Zelensky mbërrin në Vatikan, pritet nga Papa Françesku

ff

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është pritur në një takim në Vatikan nga Papa Françesku.

 

Ky moment shënon dhe takimin e parë të presidentit ukrainas me Papa Françeskun qe nga fillimi i luftës. Ky i fundit ka përsëritur disa herë se ka një plan paqeje për të shuar luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.

 

 

Lidhur me këtë, Ukraina ka reaguar duke thënë se nuk është prezantuar me asnjë plan të tillë.

 

 “Ndërsa shohim egërsinë, mizorinë e trupave ruse, nuk duhet të harrojmë problemet në përpjekje për t’i zgjidhur ato”, ka theksuar Papa Françesku.