Skip to content

Zelensky: Miratohet ligji për rekrutimin vullnetar të personave mbi 60 vjeç

zelensky 1

Masa e re u lejon vullnetarëve mbi moshën 60 vjeç të shërbejnë në ushtri në pozicione jo-luftarake, me kusht që të kalojnë ekzaminimet mjekësore dhe aplikimi i tyre të pranohet nga autoritetet ushtarake.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi të hënën një projektligj që lejon rekrutimin e detyrueshëm ushtarak për njerëzit mbi moshën 60 vjeç, ndërsa Kievi kërkon të tërheqë rekrutë të rinj për t’iu kundërvënë pushtimit rus.

Masa e re u lejon vullnetarëve mbi moshën 60 vjeç të shërbejnë në ushtri në pozicione jo-luftarake, me kusht që të kalojnë një ekzaminim mjekësor dhe kërkesa e tyre të pranohet nga autoritetet ushtarake. Kjo do të pasohet nga një periudhë prove dy-mujore për të vlerësuar aftësitë e tyre.

Ligji, i publikuar në faqen e internetit të parlamentit, nuk përcakton një kufi të sipërm moshe për vullnetarët.

Ukraina është përballur me një mungesë të rëndë të fuqisë punëtore për muaj të tërë për shkak të sulmeve në rritje në frontin lindor dhe hapjes së fronteve të reja, siç është Sumy, në kufirin verior me Rusinë. Autoritetet kanë provuar masa të ndryshme për të tërhequr ushtarë, të tilla si ulja e moshës së rekrutimit nga 27 në 25 vjeç ose ofrimi i kontratave me shpërblime financiare për të rinjtë midis moshës 18 dhe 24 vjeç, por pa shumë sukses.

Për shkak të ligjit ushtarak të vendit, burrat e rritur nuk lejohen të largohen nga Ukraina, me disa përjashtime. Disa zgjedhin të shmangin qendrat urbane për të shmangur rekrutimin me forcë në rrugë ose pagesën e shumave të mëdha për t’u larguar nga vendi, ndonjëherë duke rrezikuar jetën e tyre.

Përshtati në Shqip S