Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se nëse Rusia sulmon vendin e tij përmes Krimesë, të gjithë ukrainasit – burra dhe gra – do të luftojnë.

Në një intervistë për revistën Focus, ai tha se një situatë shumë e keqe do të krijohej nëse Rusia sulmon vendin e tij nga Krimea.

Po ai shtoi se as nuk duan ta imagjinojnë që kjo të ndodhë.

“Përndryshe do të ketë një luftë të madhe, të gjithë do të luftojmë. Burra dhe gra, të gjithë do të mobilizohemi”, paralajmëroi Zelenski.

Ai tha se aktualisht nuk kishte asnjë arsye për t’u takuar me Presidentin rus Vladimir Putin.

“Nëse takimi i këshilltarëve të udhëheqësve të Normandisë vazhdon, unë me siguri do të flas me të. Si President i Ukrainës, unë duhet të zgjidh të gjitha problemet e komplikuara,” tha Zelensky.

Ai shtoi se, kur bëhet fjalë për zgjidhjen e krizës në Donbas, ku ai personalisht është në favor të largimit nga marrëveshja e Minskut, por që gjërat nuk janë aq të thjeshta.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re