Skip to content

“Zelensky s’mund të flasë para nesh”, Rama ‘përplaset’ me delegacionin rus: Ndaloni luftën dhe ai s’do të mbajë fjalim

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në replika të ndërsjellta me delegacionin rus gjatë kryesimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB. Delegacioni rus ka kundërshtuar vendimin e Ramës për t’i dhënë fjalën presidentit ukrainas, Vlodmymyr Zelensky, para vendeve anëtare.

 

“Zoti President, u nxituat të thoni, pra u vendos. Kemi dy pyetje. Së pari, e mbi të gjitha, duam t’iu pyesim, mbi ç’bazë propozoni që t’i jepni presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, fjalës përpara se të flasin anëtarët e Këshillit të Sigurimit, shumica prej të cilëve, përfaqëson po kështu në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive. Pyetja e dytë që sdua të bëj, me ç’bazë ftoni ju ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, në takimin e sotmë, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së”, pretendoi delegacioni rus.

 

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Ramës, i cili nënvizoi se procedurat nuk shpiken nga ai, por janë të paracaktuara. Gjithashtu, Rama iu drejtua delegacionit rus duke i thënë që të ndalojë luftën, në mënyrë që Zelensky të mos duhet të mbajë fjalim.

 

Shqipëria, përfaqësuar nga kryeministr Rama, drejton sot seancën në Këshillin e Sigurimit në OKB, në Nju Jork.