Skip to content

Zelensky : Sulmi rus la 220,000 konsumatorë pa energji elektrike në Ukrainë

zelensky

Sipas presidentit ukrainas, energjia elektrike u ndërpre në Sumy pas një sulmi me dron.

Një sulm me dron rus në një termocentral në rajonin Sumy të Ukrainës veriore ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për 220,000 konsumatorë, tha Presidenti Volodymyr Zelensky.

“Puna e riparimit në rajonin Sumy vazhdon pa ndërprerje sot pas sulmit me dron rus”, shkroi ai në një postim në Telegram, duke shtuar se energjia elektrike është rikthyer në shumicën e zonave të prekura.

Përshtati në Shqip S