Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski tha se gjatë një bisede me homologun amerikan Donald Trump, ky i fundi nuk i bëri presion për të hapur një hetim ndaj kundërshtarit politik Joe Biden, dhe se nuk dëshironte të përfshihej në zgjedhjet e SHBA.

“Askush nuk më bëri presion”, tha Zelensky në New York gjatë takimit të tij me Trump.

“Më falni, por nuk dua të përfshihem në zgjedhjet demokratike të SHBA”, shtoi ai, duke folur në anglisht.

Ai vuri në dukje se transkriptet u lëshuan. “Unë mendoj, dhe ti i lexove, se askush nuk më bëri presion.”

Trump theksoi se ai donte që Ukraina të “ndalonte korrupsionin”, dhe përsëriti se nuk kishte “asnjë presion” ndaj Bidenit, rivalit të tij politik.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re