Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndodhet në Holandë për një vizitë zyrtare. Ai do të takohet me kryeministrin Mark Rutte e po ashtu do të mbajë një fjalim në Hagë. Zelensky pritet të zhvillojë një vizitë edhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

 

Vizita e Zelenskyt vjen pasi Gjykata e mbështetur nga OKB-ja, ka nisur hetimet për krimet e mundshme të luftës të kryera nga Rusia dhe në mars lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për presidentin rus Vladimir Putin.

 

Holanda deri tani i ka ofruar Ukrainës një ndihmë ushtarake prej rreth 1.2 miliardë eurosh, në mënyrë që të mbrohet ndaj agresionit ushtarak.

 

Ndërkohë në frontin e luftës, situata vijon të jetë e tensionuar. Vetëm një ditë pasi Rusia akuzoi Ukrainën për kryerjen e një sulmi me dron ndaj Kremlinit, janë dëgjuar shpërthime në Kiev dhe qytete të tjera si Zaporizhia dhe Odesa në jug.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re