Skip to content

Zelenskyy: BE-ja duhet të ndalë së qenuri sponsorizues i makinerisë luftarake ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se “Bashkimi Evropian duhet të ndalë së qenuri sponsorizues i makinerisë luftarake ruse”.

Në një video-mesazh të publikuar, Zelenskyy vuri në dukje se BE-ja duhet të zbatojë embargo të naftës kundër Rusisë. “BE-ja duhet të tregojë hapur që është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha burimet ruse të energjisë. BE-ja duhet të ndalë së qenuri sponsorizues i makinerisë luftarake ruse”, tha ai.

“Trupat ruse kanë forcuar lëvizshmërinë në drejtim të lindjes dhe jugut, vazhdojnë sulmet raketore dhe artilerike, kanë sjellë pajisje të reja ushtarake dhe kanë përgatitur rezervat e tyre”, theksoi Zelenskyy duke mbrojtur idenë e tij se Rusia po përpiqet të rekrutojë në ushtrinë e saj edhe ukrainasit në jug.

Ai vlerësoi se lëvizshmëria e vëzhguar e ushtrisë ruse në lindje dhe jug të vendit zbulon pasigurinë e tyre. Zelenskyy tha se “E gjithë kjo lëvizshmëri e nxehtë e pushtuesve tregon në radhë të parë pasigurinë e tyre”.

Presidenti ukrainas vuri në dukje se edhe vetë ushtarët rusë kanë dyshim se ushtria ruse e cila ka ushtarë dhe rezerva të konsiderueshme të mjeteve ushtarake të mbetura nga periudha ish-sovjetike, ka fuqinë për të “thyer” Ukrainën.

“Po bëjmë gjithçka për të vërtetuar të gjitha dyshimet. Unë u jam mirënjohës të gjithë mbrojtësve tanë që luftojnë në front dhe atyre që i kanë bërë ushtarët rusë të përqafojnë idenë se kjo luftë kundër Ukrainës mund të përfundojë vetëm me humbje strategjike të Rusisë. Herët apo vonë, ose administrata ruse do të kërkojë me të vërtetë paqe ose Rusia do të braktisë përgjithmonë arenën ndërkombëtare si rezultat i kësaj lufte”, tha Zelenskyy.
Burimi: AA