Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se Turqia dhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan kanë ndihmuar në shkëmbimin e të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë dhe se për këtë u janë shumë mirënjohës.

Zelenskyy, përmes internetit mori pjesë në “TRT World Forum 2022” i cili mbahet në Istanbul me temën “Formësimi i të Ardhmes: Pasiguritë, Realitetet dhe Mundësitë”.

Në fjalimin e tij në forum përmes video-konferencës, Zelenskyy tha se krizën ushqimore e ndiejnë vende të ndryshme dhe se falë diplomacisë kanë arritur me sukses eksportin e ushqimeve nga tre porte të Ukrainës në Detin e Zi.

“Që nga korriku i këtij viti kemi dërguar mbi 13 milionë tonë drithë në 40 vende. Tregu global e ndjeu këtë. Edhe vendet që konsumojnë produktet tona të ushqimit e kanë parë këtë në stabilitetin social. Kjo është fuqia jonë. Me përpjekjet tona të përbashkëta Ukrainë-Turqi-OKB ne po ndalim kërcënimin e urisë”, shtoi më tej Zelenskyy.

Pasi njoftoi se kriza ushqimore është një element i formulës së vendit të tij për paqen, Zelenskyy tha se edhe Turqia ka lidership në këtë çështje.

Zelenskyy tha se mund të ndihmojë vendet e varfra nëse mbështetet iniciativa e vendit të tyre për drithin. “Kemi eksportuar mbi 13 milionë nga produktet tona të drithit dhe mund të eksportojmë miliona tonë. Portet tona që i janë bashkuar kësaj iniciative të drithit përdorin vetëm 50 për qind të kapaciteteve. Rusia po ngadalëson në mënyrë të vetëdijshme realizimin e eksportit në fjalë. Duke sajuar kontrolle të ndryshme”, tha ai.

Presidenti ukrainas bëri të ditur se mbi 80 anije janë në pritje dhe se kjo nënkupton ushqimin e munguar në tryezën e qindra mijëra njerëzve.

“Një shtet u bën shantazh të gjitha vendeve me produktet e tij ushqimore. Teksa dërgojmë një anije, nevojitet një kohë 3-5 javë për ardhjen e kësaj anijeje. Çdo muaj dërgojmë 2-3 milionë tonë mangët nga drithi i Ukrainës. Rajoni ynë ka kategorikisht potencialin për të zgjidhur këtë problem”, potencoi më tej Zelenskyy.

Lidhur me formulën e Ukrainës për paqe, Zelenskyy theksoi rëndësinë e sigurisë bërthamore dhe të energjisë, garantimin e sigurisë ushqimore, përfundimin terrorit raketor rus dhe lirimin e të burgosurve.

Zelenskyy tha se Turqia dhe presidenti Erdoğan kanë ndihmuar në shkëmbimin e të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë dhe se për këtë u janë shumë mirënjohës.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re