Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se në Mariupol krahas ushtarëve ukrainas janë nën bllokadë 120 mijë civilë, kryesisht gra dhe fëmijë.
Në një konferencë për media pas një bisede me kryeministrat e Spanjës dhe Danimarkës, Zelenskyy deklaroi se procesi i ardhshëm do të jetë i vështirë për pjesën lindore të Ukrainës.
Ai foli për deklaratën e bërë nga ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu se kanë marrë plotësisht nën kontroll Mariupolin. “Unë dhe ju e dimë shumë mirë se ata para shumë kohësh kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të Mariupolit, por në qytet ka pjesë në të cilët ndodhen ushtarët ukrainas”, tha Zelenskyy.
“Krahas ushtarëve tanë janë edhe civilët tanë. Shumica e tyre janë gra dhe fëmijë. Rreth 120 mijë civilë janë të bllokuar në Mariupol”, theksoi ai.
Duke potencuar se në fabrikën Azovstal në Mariupol ndodhen rreth 400 ushtarë ukrainas të plagosur, presidenti Zelenskyy vuri në dukje se palës përballë i kanë propozuar që ushtarët në fjalë të rikthehen me procesin e shkëmbimit.
Burimi: AA