Zemrat e femrave janë ndryshe – ato ndryshojnë nga zemrat e meshkujve në madhësi dhe kapacitet pompimi. Një kardiolog shpjegon se çfarë çon në dështimin e zemrës tek gratë dhe si mund të mbrohen.

Nëse fuqia pompuese e zemrës zvogëlohet, kjo ka pasoja për të gjithë trupin. Organet si truri, mëlçia, veshkat dhe muskujt nuk furnizohen më mjaftueshëm me gjak të pasur me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Kardiologët bëjnë dallimin midis formave të ndryshme të insuficiencës kardiake. Në rastin me funksion të reduktuar të pompimit (dështimi sistolik i zemrës), zemra nuk pompon më mjaftueshëm fuqishëm. Në rastin me funksion normal të pompimit, zemra ende pompon fuqishëm por nuk mbushet më mjaftueshëm me gjak, sepse indi nuk është më mjaftueshëm elastik.

Elasticiteti i zemrës është shpesh i dëmtuar

“Femrat kanë më shumë gjasa të vuajnë nga insuficienca kardiake diastolike, d.m.th një shqetësim në elasticitetin e zemrës e cila shkakton probleme në mbushjen e zemrës”. Dallimet midis zemrave mashkullore dhe femërore, si për nga madhësia ashtu edhe për nga kapaciteti pompues, reflektohen në formën e dështimit të zemrës. Kjo, sepse femrat në përgjithësi kanë një zemër pak më të ngurtë dhe më të vogël se meshkujt. Është më pak në gjendje të shtrihet dhe të mbushet me gjak. Kjo kompensohet nga një kapacitet më i lartë i pompës. Ndërsa gratë rriten, ky fakt anatomik bëhet më i rëndësishëm: madhësia e zemrës zvogëlohet me moshën. Gjatë menopauzës, prodhimi i reduktuar i estrogjenit çon jo vetëm në një rritje të presionit të gjakut, por edhe në një rritje të formimit të indit lidhës në zemër. Zemra vazhdon të humbasë elasticitetin.

Faktorë të tjerë rreziku që favorizojnë dështimin e zemrës tek gratë

Ka edhe faktorë të tjerë që nxisin insuficiencën kardiake tek femrat: Presioni i lartë i gjakut, obeziteti dhe diabeti në veçanti, kanë një efekt negativ në elasticitetin e indit të zemrës dhe për këtë arsye janë faktorë të rëndësishëm rreziku për insuficiencën kardiake te gratë. Nëse ato shfaqen së bashku, efektet e tyre fuqizohen. Faktorët e përmendur janë gjithashtu kritikë në lidhje me rrezikun e një ataku kardiak. Dështimi i zemrës është shpesh rezultat i një ataku në zemër.

Simptomat e një zemre të dobët

Dështimi i zemrës zakonisht zhvillohet gradualisht dhe për këtë arsye shpesh mbetet i pazbuluar për një kohë të gjatë. Nuk është e pazakontë që simptomat të konsiderohen gabimisht si shenja të plakjes. “Gratë duhet të jenë vigjilente. Frymëmarrja, reduktimi i performancës dhe rraskapitja janë simptomat e para të insuficiencës kardiake. Gjithashtu shpesh ndodh që trupi mbledh ujë dhe bën që këmbët të fryhen. Aktivitetet e përditshme bëhen më të vështira, si ngjitja e shkallëve, pazari ose çiklizmi.

Është e rëndësishme të dini: Një fillim i papritur i simptomave si gulçim, lodhje, dobësi fizike, çrregullime të gjumit ose dhimbje të herëpashershme të shpinës dhe të sipërme të barkut mund të tregojë një atak në zemër tek gratë. Dhimbja tipike e gjoksit shpesh mund të mungojë ose është më pak e theksuar.

Çfarë e bën dështimin e zemrës kaq të rrezikshme

Dështimi i zemrës është një sëmundje serioze dhe e paparashikueshme që zakonisht manifestohet me simptoma jo madhore dhe në mënyrë graduale me gulçim, reduktim të performancës dhe mbledhje uji, për shembull në pjesën e poshtme të këmbëve (këmbë të ënjtura ose kyçe).

Kjo sjell rrezikun që të moshuarit të mendojnë se këto simptoma ju vijnë nga mosha dhe thjeshtë i pranojnë ato, në vend që të drejtohen tek mjeku. Dobësimi kronik i zemrës duhet të trajtohet me patjetër dhe të mos neglizhohet. Dobësimi i zemrës është një nga shkaqet më vdekjeprurëse në këtë vend. Rreziku rritet me moshën. Kushdo që vuan nga gulçimi duhet të ketë një mjek dhe të sqarojë nëse shkaku i gulçimit është dobësimi kardiak. Sa më herët të njihet dhe trajtohet një zemër e sëmurë, aq më e lehtë është për të luftuar një përkeqësim.

Burimi: https://www.ratgebergesund.de/herzschwaeche-bei-frauendie-gefahr-frueh-erkennen/

Përshtati në Shqip: Marsida Bregasi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re