Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij nga dritarja e banesës, ka komentuar protestën e një dite më parë para Bashkisë së Tiranës, ki tha se protestuesit u treguan shqiptarëve që nuk pajtohen me vjedhjen e taksave.

Berisha gjithashtu foli për shpopullimin e vendit, duke thënë se nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e vendit që nga kombi të largohen 1/3 e qytetarëve.

“Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, luftëtarë të lirisë, misionarë të shpresës, besimit dhe dinjitetit, që me protestën tuaj të djeshme tronditët në themele regjimin e kalbur të krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Në protestën tuaj të fuqishme dje te bashkia përfaqësuat çdo qytetar të këtij vendi që urren këta hajdutë të pamëshirë që vjedhin ditën, natën e në çdo kohë.

Që vjedhin gjer në palcë qytetarët shqiptarë.

Që vjedhin buxhetin.

Pasuritë e tyre kombëtare dhe i shndërrojnë ato në pasuri personale familjare.

Misioni juaj është i shenjtë!

Beteja pa kthim është beteja e fitores.

Dje ju i treguat shqiptarëve, i treguat kombit dhe mbarë Europës se nuk pajtoheni kurrë me vjedhjen 100 përqind si në asnjë vend tjetër të botës të taksave, parave tuaja.

Se nuk pajtoheni kurrë me Erion Veliajn, këtë monstër që e turpëron emrin njeri.

Që i konsideron qytetarët shqiptarë, i konsideron kryeqytetasit si qenie për t’u mashtruar.

Si qenie për t’u vjedhur.

Si qenie për t’u poshtëruar.

Që dy-tre vite me radhë flet për pyllin imagjinar 1 milion pemë vetëm se ka vjedhur koston e 1 milion fidanëve.

Që dy, tre vite me radhë, tenderat i merr me drejtorët e tij mostra.

Paratë e taksapaguesve i kthen në hotele luksoze me 5 yje.

Paratë e qytetarëve i kthen në pallate private për veten dhe bandën e tij.

Paratë e qytetarëve i dërgon në konto offshore dhe zhduk pa nam dhe nishan mbi 130 milionë euro të paguara nga mundi, djersa e shqiptarëve për djegësin e Tiranës, për të cilin nuk ekziston as gjurmë, as nishan.

A ka protestë me të drejtë se kjo?

A ka protestë dhe revoltë më të merituar se kjo?

Jo dhe jo.

Ndaj dhe përshëndes ju dhe të gjithë ata të cilët dje tronditën themelet e këtij pushteti të kalbur.

Edhe njëherë, cilin dëgjuat ju të shprehë shqetësim se një e treta e kombit në sundimin e armikut, e Pashiqit shqiptar, Edi Rama, braktisi Shqipërinë?

Miq dhe partnerë, u them këtu sonte se kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori.

Se gjer në vitin 2013, numri i shqiptarëve është rritur çdo vit në këtë vend.

Vërtet kanë lëvizur, vërtet kanë dalë, vërtet kanë hyrë.

Por numri i shqiptarëve është rritur nga viti në vit.

Sepse nga viti në vit forcohej shteti ligjor.

Nga viti në vit forcohej barazia para ligjit.

Nga viti në vit forcohej drejtësia.

Nga viti në vit forcohej ligji, të drejtat.

Nga viti në vit rriteshin rrogat, rriteshin bizneset, rriteshin vendet e punës, rriteshin pensionet, ndërtoheshin shkolla, ndërtoheshin rrugë.

Kjo është e vërteta.

Prandaj nuk ka betejë më të shenjtë se beteja kundër kësaj vjedhje të tmerrshme që po u pin gjakun shqiptarëve.

Që po i denigron dhe poshtëron shqiptarët në qeniet më inferiore.

Që i shndërron institucionet e tyre në institucione private.

Bashkinë e kryeqytetit në bashki private të Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij hajdutë.

Ku durohet kjo mo?

Zemërim, revoltë, revoltë, zemërim gjer në fitore.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re