Papa Françesku deklaroi se ishte i zemëruar dhe madje i tmerruar nga djegia e librit të shenjtë musliman, Kur’anit, e dënoi ashpër si akt dhe refuzoi lejimin e aktit si një formë e fjalës së lirë.

“Çdo libër që konsiderohet i shenjtë duhet të respektohet për të respektuar ata që besojnë në të”, tha Papa në një intervistë për gazetën Al Ittihad në Emirate, botuar të hënën.

“Ndihem i zemëruar dhe i tmerruar nga këto veprime. Liria e fjalës nuk duhet të përdoret kurrë si një mjet për të përçmuar të tjerët…”, tha ai.

Një irakian, refugjat, grisi dhe dogji një Kur’an në kryeqytetin suedez Stokholm javën e kaluar, duke shkaktuar dënime të ashpra nga disa vende, përfshirë Turqinë, mbështetjen e së cilës Suedia ka nevojë për të hyrë në aleancën ushtarake të NATO-s.

Ndërsa policia suedeze ka refuzuar disa aplikime të fundit për demonstrata kundër Kur’anit, gjykatat i kanë anuluar ato vendime, duke thënë se shkelin lirinë e fjalës. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re