Gruaja e presidentit amerikan Donald Trump, Melania, qortoi një profesoreshë e cila bëri shaka me emrin e djalit të tyre Barron gjatë një komenti mbi procesin ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë që Kongresi ka ndërmarrë, gjë që mund të çojë në shkarkimin e tij, pas akuzave për një aferë politike me homologun ukrainas.

Profesoresha e Universitetit Stanford, Pamela Karlan bëri një dallim midis monarkisë dhe republikës, apo demokracisë, duke përmendur djalin e Trump.

“Presidenti mund ta thërrasë djalin e tij Barron, por ai nuk mund ta quajë një baron”, tha ajo, duke nxitur kështu reagimin e Melania-s. Kjo e fundit u përgjigj duke i thënë asaj se duhet të turpërohet për atë deklaratë.

“Një fëmijë i mitur meriton intimitet dhe duhet të mbetet jashtë politikës. Pamela Karlan, ju duhet të keni turp nga zemërimi juaj dhe padyshim për njëanshmërinë e qëndrimeve publike dhe përdorimit të një fëmije,” shkroi zonja e parë në Twitter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re