Dashamirësi i kafshëve Muhammed Vattar dhe miqtë e tij nga Alepo po trajtojnë dhjetëra mace dhe qen të plagosur në zonat e goditura nga tërmeti në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë.

Në tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën dhe një numër i madh ndërtesash banimi u shkatërruan dhe u dëmtuan.

Në zonat e prekura nga tërmetet janë lënduar edhe një numër i madh kafshësh.

Muhammed Vattar është themeluesi i Shoqatës “Ernesto’s Sanctuary for Cats”, e cila kujdeset për macet dhe qentë që u plagosën nga tërmeti.

Vattar krijoi gjithashtu një ekip për të kërkuar dhe shpëtuar kafshët nën rrënoja në Idlib dhe Aleppo të Sirisë.

Vattar dhe miqtë e tij nga Alepo shpëtuan dhjetëra kafshë nga nën rrënoja, duke i trajtuan më pas.

Ka rreth 2200 kafshë të ndryshme në shoqatë, duke përfshirë 2000 mace dhe 33 qen.

“Ne shpëtuam 60 mace dhe dhjetë qen nga rrënojat. Ne trajtuam kafshët e lënduara si lopë, dele dhe kuaj në hambar,” tha Vattar.

Ahmed Jusuf, i cili punon si veteriner në shoqatë, tha se ata shpëtuan kafshë nga rrugët që ishin në zonat e prekura nga tërmeti.

Disa kafshë u plagosën aq shumë, saqë pjesë të tyre duhej të priten, pas së cilës u vendosën proteza.

 “Ne bëjmë putra metalike për putrat e qenve të shtypura,” tha Jusuf. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re