Për kënaqësinë e lexuesve kemi përzgjidhur disa prej urtësive më të kulluara të popujve afrikanë. Lexim të këndshëm dhe na thoni cilën pëlqyet më shumë.

Zënka e kuajve zgjat një ditë, ndërsa zënka e qenve –  tërë shekullin.

Ai që dashuron me zemër nuk u beson syve.

Ai që do mjaltë duhet të durojë pickimet e bletëve.

Ambicia është sëmundja e fundit e një shpirti fisnik.

Ankohesh për fëmijët e fqinjit, shih të tutë.

As tenxherja më e mirë s’të jep ushqim.

Bli sa të duash dhurata, po mos të dojë gruaja, do të marrë një tjetër.

Çdo pemë ka një rrenjë, çdo grindje ka një shkak.

Dhimbja është si një thesar i çmuar që i tregohet vetëm miqve.

Edhe sikur të bjerë shi i artë në vend të huaj dhe grurë, më mirë të rrosh në vendin tënd.

E keqja di ku fle e keqja.

E keqja është një kodër. Secili hipën mbi të vetën e flet për ato të të tjerëve.

E keqja hyn si gjilpëra e përhapet si lisi.

E keqja vjen fluturim e ikën çalë-çalë.

E vërteta i mban më të pastra duart se sa sapuni.

Është keq të mos të dish, por është edhe më keq mos të duash të dish.

Femra beqare e ka gjithnjë njërin krah të thyer.

Faji është si një veshje që herë e vë dhe herë e heq.

Fëmija i padëgjueshëm do të hajë bukën e dhimbjes.

Fjalët janë si vezët, sa të hapen, fitojnë krahë.

“Gërmoj me dy këmbë!”, – thotë pula, – “Nëse nuk gjej me njërën, gjej me tjetrën këmbë.”

Kafshatat më të mira nuk u jepen lypësve.

Kur zihen elefantët, është bari ai që e pëson.

Më lehtë ndërton një fshat sesa rrit një fëmijë.

Më mirë duart e zëna, se goja e zënë.

Mund të fshehësh zjarrin, por nuk fsheh dot tymin.

Në qoftë se jeni aq i mençur sa të paguani doktorin, më mirë të ishit aq i mençur sa të mos sëmureshit.

Në qoftë se keni qëllim t’i jepni barna një njeriu të sëmurë, së pari lëreni atë të sëmuret shumë, kështu ai mund të shikojë përfitimin e barnave tuaja.

Nëse do të kuptosh dashurinë e prindërve, lind fëmijët e tu.

Nuk fyhet qeni pse e thërrasin qen.

Një njeri i mençur që di proverva, i zgjidh vështirësitë.

Një njeri i sjellshëm nk mund të jetë kurrsesi i pavlerë.

Paqja me pushtuesin është si gjumi me luanin.

Pema zhvillohet nga prodhimi, njeriu nga veprimi.

Po s’pranove të drejtohesh sa je i njomë, nuk drejtohesh më kur të jesh i thatë.

Shqiponja nuk e ha ushqimin e breshkave.

Shumë pika do të mbushnin enën.

Vdekja nuk ka frikë askënd.

Zemra është një këmbë që e ndjekin.

Zogu llafazan nuk ka për të bërë çerdhe kurrë.

Zhurmat e hapave të vizitorëve janë si ilaçe, ato e shërojnë të sëmurin.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re