Në Shqipëri më 30 korrik personeli akademik dhe studentët do t’i drejtohen kutive të votimit në 12 universitete publike për të zgjedhur rektorët, senatet akademike dhe përgjegjësit e departamenteve.

Zgjedhjet mbahen në kushte të vështira për shkak të pandemisë por dhe të një konflikti mes Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe Komisionit Institucional Zgjedhor, që merr shkas nga pandemia.

Përfaqësues të botës universitare thonë se debati duhet fokusuar në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë.

Edhe grupimi “Qëndresa Qytetare” shpreh shqetësim për mungesën e fondeve për kërkimin shkencor, kontrollin e plagjiaturave apo vettingun e akademikëve. Gazetarja Mimoza Picari në Tiranë, përgatiti këtë material

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re