Presidenti i Republikës Ilir Meta iu shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tij mijëra qytetarëve dhe intelektualëve të Tiranës që kanë përqafuar pranverën kuqezi.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se është i lumtur se zëri i popullit me intelektualët në krye po dëgjohet fort në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku ka shqiptarët.

“Në betejën tonë të pandalshme për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të Shqipërisë sonë të dashur, na janë bashkuar edhe shumë personalitete të nderuara të artit dhe kulturës shqiptare, si Bujar Kapexhiu, regjisor, skenarist, aktor i mirënjohur dhe satirist, gjithmonë në shërbim demokracisë dhe fjalës së lirë.
Mirënjohje dhe falënderim të veçantë kam sot edhe për mijëra qytetarë dhe intelektualë të Tiranës që kanë përqafuar PRANVERËN KUQEZI!
Jam i lumtur se ZËRI I POPULLIT, me intelektualët në krye, po dëgjohet fort në të gjithë Shqipërinë, dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike.
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin”, shkruan Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re