Drejtuesja politike e diasporës në PD, Jozefina Topalli me anë të një mesazhi në rrjete sociale i bën thirrje diasporës shqiptare që të votojnë për zgjedhjet e 11 majit.

Topalli sqaron edhe një herë emigrantët që të kenë kujdes pasi votohet partia, ose kandidati, ose partia dhe kandidati nga e njëjta parti.

Vota e emigrantëve, thotë Topalli po bën historinë dhe ata janë shpresa për ndryshimin e madh në vend.

Mesazhi i Topallit:

Mirëmëngjes të dashur shqiptarë që jetoni jashtë kufijve të Shqipërisë Faleminderit që votuat për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme, më të zhvilluar. Sqarim për mënyrën e votimit:

Në fletën e votimit:

Mund të votoni vetëm partinë.
Mund të votoni vetëm një kandidat nga e njëjta parti.
Mund të votoni partinë dhe një kandidat nga e njëjta parti.

Kujdes:

Nëse votoni për një parti dhe për një kandidat të një partie tjetër, vota shpallet e pavlefshme.

Zgjidh me kujdes. Vota jote ka peshë!

Shqiptarë të mrekullueshëm që jetoni jashtë vendit,

Zëri juaj ka fuqi!

Votoni! Sepse vota juaj po bën historinë!

Ju jeni shpresa, ju jeni forca, ju jeni ata që do të bëni ndryshimin e madh!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko