Për Partinë Demokratike, Komisioni i Venacias ka vulosur sot tentativën e Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Këtë e ka deklaruar Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së i cili vijon më tej duke pohuar se nga ana tjetër Venecia konfirmoi qartë se nuk ka asnjë shkelje nga ana e Presidentit të Republikës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Bardhit, kjo provon gjithashtu se Rama ka vetëm një strategji me drejtësinë e pasi thotë se cila është, shton se bërja sa më parë funksionale e GJK, është e rëndësishme për Shqipërinë por edhe në përmbushje të njërit prej 15 kushteve të kërkuara nga BE.

“Përshëndes vendimin e Komisionit të Venecias që vulosi sot se regjimi në ikje i Edi Ramës tentoi të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se ka zero shkelje të Kushtetutës nga Presidenti i Republikës në betejën legjitime kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese. Kjo është një tjetër provë sesi Edi Rama ka vetëm një strategji me drejtësinë: ose ta kapë, ose ta bllokojë. Bërja sa më parë funksionale e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, por edhe 1 nga 15 kushtet për fillimin e negociatave me BE.”, shkruan Bardhi

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re