Kryeministri Edi Rama ka preznatuar sot “Super Start”, aplikacioni më i ri i vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë nga qeveria, në kuadër të luftën ndaj informalitetit.

Përmes një postimi në facebook, Rama fton shqiptarët të shkarkojnë aplikacionin në celularët e tyre duke garantuar ruajtjen e konfidencialitetit, shkruan se në ditën e parë të këtij aplikacioni, janë kryer deri në mesditë plot 59 denoncime.

“59 denoncime deri në orën 13.30 në ditën e parë të aplikacionit të ri! 

Respekte dhe faleminderit për kontributin 

Denoncimet tuaja po ndiqen, një e nga një, në terren nga grupet e gatshme të kontrollit tatimor

Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Storehttps://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…

Shkarkoje në smartfonin tënd dhe mos i’a përto hiç atij që refuzon të të japë kuponin; atij që të paguan në të zezë apo refuzon të të paguajë sigurimet e shëndetit e të pensionit; atij që të bën konkurencë të pandershme; atij që të vjen për kontroll në biznesin tënd dhe sillet keq apo kërkon rryshfet

Denoncimi yt është i fshehtë dhe konfidencialiteti 100% i garantuar #ZeroTolerancë ndaj abuzuesve.”– shkruan Rama. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re