Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se kreu i qeverisë Edi Rama është një nga njerëzit më brutal në raportet e tij me gratë.

640-0-berisha-rama-184

Ai tha se këtu nuk i referohet lajmeve që kanë qarkulluar për të në vitet e fundit, por për mënyrën si sillet ministret e tij të cilat në asnjë rast nuk kanë për qëllim të përfaqësojnë qytetarët por t’i thurin lavde kryeministrit.

“Nuk ka njeri më mizogen, më brutal ndaj gruas dhe femrës se ai që është sot kryeministër. Nuk e them vetëm për akuzat që i janë bërë për të gjitha format e dhunës edhe në familje. Por nga mënyra si i trajton 12-13 ministre në qeveri.

Ministret sillen si bodyguardet e Gadafit ndaj tij. Ato nuk i dëgjon në asnjë rast t’ju përfaqësojnë ju. Aton ë çdo rasti i thurin lavde atij. Brandi Edi Rama, Zeusi Edi Rama, gjeniu Edi Rama. Nënat, motrat, gratë vajzat e kanë mision të shenjtë këtë fushatë. Ju bëj thirrje të trokasim në çdo zemër, në çdo portë, kudo”, deklaroi Sali Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re