Skip to content

Zëvendës Presidenti i KE-së: Shteti i së drejtës do të jetë parametri kryesor për negociatat e Ballkanit Perëndimor

Zëvendës Presidenti i Komisionit Europian për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale, Maros Šefčovič në një deklaratë për mediat tha se shteti i së drejtës është çështja kryesore për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Šefčovič tha se duhet ti japin një mesazh pozitiv Ballkanit Perëndimor dhe shpreson se brenda persidencës portugeze do të mbahet konferenca e parë.

“Mund të theksoj se nga ana e komisionit po punojmë shumë që të dyja vendet të mund të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjerimi është një proces mjaft kërkues. Ne i kemi dhënë rëndësi të veçantë shtetit të së drejtës dhe të gjitha çështjeve të ndjeshme që duhen vendosur në negociata, me ato i mbyllim kapitujt.

Mendoj se shteti i së drejtës do jetë parametri kryesor për negociatat. Duhet të japim një sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor dhe shpresoj shumë që brenda presidencës portugeze të mbahet konferenca e parë”, shtoi Šefčovič.

(R.G/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb