Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, dhe ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, duket se ka bërë disa ndryshime në zyrën e tij për takimet zyrtare, duke shkelur kështu protokollin e shtetit.

Rakiq që në ditët e para që ka shkuar në ministri, ka hequr flamurin e Kosovës, i cili përdorej nga paraardhësja e tij, Emilja Rexhepi, në takimet zyrtare.

Në dy takimet që Rakiqi ka pasur me Ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett dhe me Përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, nuk është parë asnjë simbol i shtetit të Kosovës në zyrën e tij, të paktën sipas fotografive zyrtare të cilat zyra për komunikim e kësaj ministrie ua ka dërguar mediave.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re