
Zbardhen 10 emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese, për zëvendësimin e Sonila Bejtjas.
Mes emrave bie në sy ai i Genci Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe avokatit të njohur Jordan Daci.
Kandidatët:
Alaudin Malaj
Alban Toro
Alma Faskaj Vokopola
Arta Vorpsi
Brunilda Bara
Genci Gjonçaj
Jordan Daci
Lulzim Hamitaj
Naureda Llagami
Roland Ilia
Hapja e garës u shpall nga Presidenti më 31 tetor 2025, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi t’i ndërpresë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja.
