Kryeministri Edi Rama është zyrtarisht dhe ministër i Jashtëm. Pas votimit të dekreti në Kuvend dhe betimit gjatë ditës së djeshme, Rama ka shkuar sot për herë të parë në zyrën e re të punës.

Në këtë institucion Rama është pritur nga ish-ministri Ditmir Bushati, ku zhvilluan së bashku dhe një takim.

Pas takimit ish-ministri Bushati ka mbajtura dhe fjalën e lamtumirës para stafit të tij dhe ministrit të ri, Edi Ramës.

Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas. Puna jonë transformuese ka krijuar me siguri të pakënaqur dhe kundërshtarë. Por një gjë është e sigurt: sfidat na kanë bërë më të fortë, më të qëndrueshëm e shpresoj më të denjë për Shqipërinë e të nesërmes”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re