Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i ftuar në emisionin “Dita Jonë” ka komentuar mes të tjerave edhe një foto që është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, atë të liderit të opozitës Lulzim Basha duke drejtuar mjetin e tij, pa rripin e sigurisë.

Lamallari ishte një nga figurat publike të para që reagoi në rrjet, dhe shpjegon arsyen:

“Ajo çfarë ngrita si shqetësim është që kur je personazh publik, nuk mund të kufizohesh në përcaktime ligjore, pra që je i gjatë.

Jam i gjatë edhe unë dhe mbaj rripin. Fakti që mungon ndërgjegjësimi për rripin dhe ti nuk jep këtë mesazh publik, tregon pse ai nuk pati kurrë mundimin për nisma ligjore për të ashpërsuar masat”.

Por zëvendësministri shton edhe një akuzë tjetër ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, po mbi atë fotografi. “Në fakt u fol edhe që nuk ka leje drejtimi të vlefshme.

U përmend që nuk e ka të vlefshme nga viti 2016. Unë nuk mund të hyjë të bëj verifikime, le ta provojë ai të kundërtën, le ta pranoj që nuk ka patentë, ose që po bën xhiro brenda shtëpisë, ose që është foto e vjetër nga Amsterdami”, ishin fjalët e Lamallarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re