Zëvendësministrja Malo në takimin e Grupit të Kontaktit të Mesdheut të OSBE, firmoset platforma mbi rolin e rinisë për stabilitetin në rajon.

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Artemis Malo, në kuadrin e Kryesimit nga Shqipëria të Grupit të Kontaktit të Mesdheut të OSBE-së, (GKM) për vitin 2019, mori pjesë në Takimin e parë me temë: “Roli i rinisë në nxitjen e dialogut, bashkëpunimit dhe sigurisë në rajonin e Mesdheut”, mbajtur në datën 19 mars 2019.

Takimi ofroi një platformë për përfaqësuesit e rinisë nga vendet partnere mesdhetare dhe vendet pjesëmarrëse të OSBE-së për shkëmbim pikëpamjesh mbi rritjen e rolit të rinisë në përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e OSBE dhe atë të Mesdheut, përmes nxitjes së pjesëmarrjes dhe angazhimit të brezit të ri, në mbështetje të dialogut dhe bashkëpunimit mes dy rajoneve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re