Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mike Pence, filloi të hënën vizitën e tij në Izrael, ndërsa i pari në axhendën e takimeve ishte takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilin e takoi në Kudsin Lindor.
Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan, që kurë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njohu Kudsin për “kryeqytet të Izraelit”, raporton aa.
Zyrtarët palestinezë kanë refuzuar të takohen me Pence gjatë qëndrimit të tij në Kuds, në shenjë proteste për vendimin e Trumpit i cili ngjalli zemërimin dhe reagime negative në vendet arabe dhe në botën muslimane, përfshirë protestat në territoret palestineze, ku si pasojë u vranë 17 persona.
Një ditë më parë, gjatë takimit me ambasadorët izraelitë në botë, Netanyahu i dha zv.presidentit të SHBA-ve epitetin e një miku të madh të Izraelit.
Gjatë ditës së sotme është paraparë që Pence të mbajë një fjalim në Knesset (Parlamenti i Izraelit), por i njëjti do të bojkotohet nga deputetët arab. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re