Qeveria ka vendosur që të zgjasë gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike, deri më 31 dhjetor të vitit 2023.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

“Vendim për një ndryshim në vendimin nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “për shpalljen e gjendjes  së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”, të ndryshuar.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendeskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 5, të vendimit nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”, të ndryshuar, fjalët “… 30 qershor 2023.” zëvendësohen me “… 31 dhjetor 2023.”, thuhet në VKM.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re