Kryeministri Edi Rama paralajmëron blindimin e dy qyteteve kryesore në vend, Tiranës dhe Durrësit, edhe pas të dielës.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, kreu i qeverisë thekson se sipas të gjitha gjasave perimetri do të mbyllet përsëri, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Ndër të tjera, ai iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që jetojnë në Tiranë dhe Durrës, por që janë larguar gjatë fundjavës në qytete të tjera, të kthehen të dielën pas mesnatës, deri të hënën në orën 08:00.