Sot në Faxnews ishte i ftuar gazetari i BIRN Besar Likmeta që foli për zgjatjen e afateve të vetingut, që u votua dje në Kuvend. Sipas tij kjo është një gjë e mirë pasi palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe se kanë gjetur kompromisin.

Ai shtoi më tej se procesi i vetingut ka qenë transparent ndërsa shtoi se KLGJ dhe KLP nuk e kanë kapacitetin e duhur për ta realizuar siç duhet atë.

“Duket se partitë kanë bërë kompriomis dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Është gjë pozitive për Parlamentin. Duhet mirëpritur”- tha ai.

A duhej zgjatur afati i vettingut? Mund të ishte ishte KLP dhe KLGJ ajo që mund të vijonte me vënien në sitë të prokurorëve dhe gjyqtarëve?

“Nuk e kanë kapacitetin e duhur për të marrë një barrë kaq të rëndë, sic është procesi i vetingut. Do e bënte ngarkesën më të madhe.

KLG dhe KLP kanë funksione të tjera, ngarkesa bëhet më e lartë. Do krijonte pengesa për qytetarët shqiptarë. Nëse procesi i vetingut do të vazhdonte përmes KLP dhe KLGJ do sillte pengesa të tjera”- tha ai në studion e Faxnews.

A duhej një analizë në lidhje me procesin e vetingut?

“Të gjithë palët kanë një opinion të qartë se si ka vijuar procesi i vetingut. Kemi një PD që ka një mendim negativ ndërsa PS ka një vlerësim më pozitiv, hiq ndonje deputet që ka shfaqur kriktika. Nuk e shoh nevojën për të bërë një analizë”- shtoi ai.

Opozita nuk ka qenë kaq pozitive për vetingun , e kanë kritikuar..

“Kam përshtypjen se vlerësimi nuk ka ndryshuar edhe pse votuan. Kuptohet qe kjo vote erdhi pas kerkesës së BE dhe SHBA. Ajo që vëmë re është se e ka justifikuar votën si kërkesë të ndërkombëtarëve”-iu përgjigj pyetjes së gazetares.

Dy anetarët e KPA Luan Daci dhe Ardian Hajdari nuk janë pjesë e trupës pasi kanë falsifikuar dokumentet. Sa e deligjitimon procesin e vetingut?

“Nuk e besoj. Ligji ka parashikuar për zëvendësues, kështu ka ndodhur me Dacin. Nuk e ndalon procesin nëse një anëtarë shfaqet me probleme. Është një farë njolle për procesin. Besoj që procesi i vetingut do kohë të japë pasojat e tij pozitive dhe negative. Po pastrojmë një trupë gjyqësore dhe duhet investuar në një trupë të re gjyqësore”- tha ndër të tjera.

Me jepni një mendim për vetingun për gjyqtarët.

“Vetingu është vetëm një pjesë e reformës në drejtësi. Procesi i vetingut ka qenë më transparent dhe i kritikuar për shkak se prek interesat e drejtpërdrejta të njerëzve që janë të përfshirë në sistemin tonë të drejtësisë, gjyqtarë dhe prokurorë kanë pasur pushtet në 3 dekada dhe ka përfshirje të politikës. Është një process që ve edhe trupën në stres”- tha gazetari Likmeta.

Dënimi i ish-ministrit Tahiri dhe Koka. A po funksionin reforma në drejtësi?

“Janë tregues të kalbëzimit dhe korrupsionit dhe përfshirjes së elites me krimin e organizuar se sa një mirëfunksionim të sistemit të drejtësisë. Do shumë punë për të thënë që sistemi i drejtësisë po funksionin në Shqipëri. Ka shumë punë për të bërë”- shtoi ndër të tjera.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re