Sot në studion e Faxnews ishte i ftuar analisti Ardian Isufi, i cili foli në lidhje me zgjatjen e afateve të Vetingut që u votua dje në parlament me 118 vota pro, me bashkimin e votave të opozitës dhe mazhorancës.

Ai tha se duhet të jepet një arsye se përse po zgjatet ky proces.

“Padyshim ka një anomali sa i përket opozitës, po shkon në hullinë e pozitës. Nëse deri dje kishte një arsyetim për procesin e Vetingut, ku një nga qëndrimet ka qenë kapja nga shteti, sot mungon kjo analizë.

Cështja është ky institucion, pse është kaq i ngadalësuar? Dhe gjithë kjo analizë mungon e kemi kaluar në batuta se sa tek e mira publike, te analiza e vetingut që duhet berë në komisionet parlamentere, në Kuvend. Duheshin nje gamë e gjerë ekspertesh per analizën e vetingut.

Të shohim pse zgjatet dhe ku ka ngecur ky proces. Ngadalësimi vjen nga klientelizmi qe ka brenda saj, ku edhe partnerët ndërkombëtarë, duhet të ishin pjesë e analizës se sa vetë deklaratës.

Kemi parë dje opozitën ne Kuvend.

Opozita ka hyrë në anomali të qendrimit. Ka disa pista të qëndrimeve te djeshme të dyshimta të opozitës. Edhe dje Sali Berisha është marrë më shimë me Bashën se vetingun.

Duhet një përgatitje e grupeve parlamentare.

Shoqëria shqiptare s’është informuar për procesin se sa deklaratat patetike”– u shpreh analisti në studion e Faxnews.

Ndërkaq ai është pyetur edhe në lidhje me mbërritjen e prokurorëve belg, duke thënë se është një lajm i mirë ndërsa Lulzim Basha duhet të japë një deklataratë më të thellë në lidhje me çështjen.

Prokurorët belg , lajm i mirë?

“Lajm i mirë parë nga jashtë. Argumentimi që ka pasur Basha, shumë skematik. Prokuroria blege nuk është e qartë rreth informacioneve. Padyshim dhënia e këtij informacioni është i damosdoshëm por forma lë për të dashiruar.

Prokuroria belge do informacion të thellë. Krijon një analizë të thelle për informalitetin, ardhjen e parave të pista. Diskutimi duhet të jetë i thellë. Lulzim Basha duhet të jepte një shpjegim më të thellë”- shtoi ai.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re