Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar për zgjatjen e afateve të punës së komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët deri më 25 shkurt.

Përmes një postim në Twitter, Soreca shkruan se transparenca dhe përgjegjshmëria janë parime kyçe të BE-së, ndërsa shtoi se lufta ndaj korrupsionit është prioritet për BE-në.

“E rëndësishme që puna e Komisionit Hetimor të Parlamentit për inceneratorët të vazhdojë. Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të BE-së. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kryesor për BE dhe Shqipërinë në rrugën e saj integruese”, shkruan Soreca.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re