Drejtuesi i bordit të ONM, Maciej Popowski, në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit ka mbështetur zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.

Gjatë deklaratës së tij, Popowski ka shtuar se kjo zgjatje e mandateve ishte e domosdoshme për vetë faktin se sipas tij, do të bëhej e mundur që dosjet të përmbylleshin dhe hetimet mos të fillonin nga e para. Ndër të tjera, drejtuesi i bordit të ONM, tha se ky proces do të monitorohej nga vetë institucioni që ky i fundit drejtonte.

Gjithashtu edhe institucioni i Komisionerit Publik ka kërkuar shtyrjen e afateve të përfundimit të mandateve të vettingut pasi kështu ruhet standarti i rivlersimit për të gjitha cështjet qe depozitojnë.

“Në emër të Komisionit Evropian ju them se kjo iniciativë është e rëndësishme. E mbështesim amendamentin për zgjatjen e detyrës së anëtarëve të KPK-së dhe Komisionerëve Publikë. ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që vettingu të përfundojë me sukses
Kjo do të lejojë të mbarojnë çështjet duke patur parasysh kapacitetet e zhvilluara dhe eksperiencën e krijuar

Puna që është bërë deri tani të mos humbet e të mos fillojë gjithçka nga fillimi. Do të vazhdojë dhe monitorimi nga ONM njëkohësisht

Këta muaj shtesë që parashikojnë do të jetë i mjaftueshëm për të përfunduar çështjet dhe për të përmbyllur më pas këto institucione”, tha Popowski.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re