Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha vendos si kusht Reformën Zgjedhore në këmbim të bashkimit të votave me PS për miratimin e disa ligjeve që duan 84 vota.

Në konferencën me gazetarët, Basha tha se çdo ligj që kërkon 84 vota do të shqyrtohet nga Partia Demokratike, por theksoi se prioritet është Komisioni i Reformës Zgjedhore.

“Hapi i parë për të shkuar drejt votës konsensuale është angazhimi në komisionin e reformës zgjedhore për të diskutuar propozimet që ndodhen aty prej 15 nëntori”, tha Basha.

Pyetje: Veç reformës zgjedhore që ju e keni prioritet janë një sërë çështjet që kanë mbetur pezull, zgjedhja e avokatit të popullit, pagat e gjyqtarëve të GJK apo amnistia penale. Ju dhe deputetet që jeni në parlament do i bashkoni votat me PS për ti miratuar këto?

Basha: Cdo ligj që kërkon 84 vota do shqyrtohet nga PD, por asgjë nuk gëzon prioritet para komisionit të reformës zgjedhore, komisioni i reformës zgjedhore është testi i opinionit publik sa i takon interesit publike. Të tjerat pastaj, llogaritë që kemi dëgjuar poshtë e lartë janë interesa personale. PD nuk angazhohet në procese personale, ndaj reforma zgjedhore është prioritet absolut. Hapi i parë për të shkuar drejt votës konsensuale është angazhimi në komisionin e reformës zgjedhore për të diskutuar propozimet që ndodhen aty prej 15 nëntori

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re