Nënkryetarja e LSI-së, Brisida Shehaj ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj.

Shehaj u shpreh se nuk kishte pasur asnjë lloj procesi për zgjedhjen e presidentit dhe se emri që do të mbante këtë post të lartë nuk kishte shumë rëndësi. Ndërsa tha se shpresonte se aludimet mbi mundësinë që deti t’i shitej Greqisë me një autorizim nga Begaj të mos ishin të vërteta.

“Nuk pati asnjë lloj procesi gjithëpërfshirës, pastaj çështja e emrit është inekzistente, ishte kështjella e fundit që nuk ishte marrë ende nga Edi Rama dhe ajo tashmë ndodhi. Proces nuk pati. Ky është një president i Edi Ramës, unë nuk e njoh fare personalisht, uroj që të jetë në lartësinë e detyrës. Shpresoj që ato që kemi dëgjuar këto kohë, mos të jenë të vërteta, pra të mos shesë detin. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë.

Meta e ka firmosur jo më kot dekretin për ta emëruar si shef të shtabit. Megjithatë unë nuk do besoj se do jetë në atë lartësi që ka qenë Meta për të mbrojtur kështjellën e fundit të pakapur nga qeveria. Ata donin pushtetin absolut dhe e morën”-tha Shehaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re