Skip to content

Zgjedhja e dy anëtareve për Kushtetuesen, reagon SHBA: Mbështetje për ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm

Ambasada amerikane ka reaguar lidhur me zgjedhjen e dy anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese,

“Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. 

Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike.

 Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri”, nënvizon ambasada.