Patriarku Ekumenik, Bartholomeu i Konstandinopojës, ka përcjellë një mesazh urimi për përzgjedhjen në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të kryepeshkopit Joan Pelushi.

Përmes një mesazh urimi, Patriarku i Stmabollit uron kryepeshkopin e ri “një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror!”

URIMI I PLOTË

PATRIARKU EKUMENIK URON KRYEPISKOPIN JOAN

Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, z. Joan

Në Tiranë.

Fortlumturi vëlla i shenjtë,

Sapo morëm në Fanar lajmin e zgjedhjes Tuaj të denjë në Fronin Kryepiskopal të Shqipërisë, nxitojmë t’ju përgëzojmë nga zemra dhe në pritje të Letrave Tuaja të Nderuara Paqësore, qëndrojmë me shumë respekt dhe dashuri në Zotin, duke ju uruar një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror!
I denjë!

Vëllazërisht,
† Bartholomeu i Konstandinopojës

Fanar, 16 Mars 2025

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko