Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar për zgjedhjen e Olsian Çelës si kryeprokuror. Në një reagim në rrjetet sociale, Soreca, shkruan se mirëpret zgjedhjen e Olsian Çelës si kryeprokuror, si dhe zgjedhjen e anëtarëve të KED. Sipas tij, se zbatimi i reformës në drejtësi, mbetet prioritet kyç.

“Ne mirëpresim zgjedhjen nga Parlamenti të Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm dhe zgjedhjen me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe mbetet një përparësi kryesore për rrugën e integrimit”, shkruan ambasadori Soreca.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re