Lulzim Basha ka uruar Lumir Abdixhikun për zgjedhjen në postin e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet dhe se pret me kënaqësi që të punojë me Abdixhikun.

“Urimet më të mira për kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku. Jam i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fortë se më parë e do të vijojë me përkushtim angazhimin e saj për të ardhmen e Kosovës në rrugën e nisur nga ish presidenti Ibrahim Rugova.

Pres me kënaqësi të punoj me kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku për të vijuar marrdhëniet e shkëlqyera mes dy partive si dhe për të çuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, shkruan Basha.