Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar ashpër ndaj mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale Kulluri shkuan se Rithemelimi është Ricikimi.

 

Ai është ndalur në zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, të Edi Palokës, teksa shkruan, ‘turp është për ata që u turrën nëpër foltore duke denoncuar vjedhjen e votës nga Lul Basha dhe tani ngrenë dorën për dikë që e ka pranuar vjedhjen me zë dhe figurë’.

 

‘Kur thashë disa javë më parë se po vjen dita të themi “o Luli ku je”, e dija që kjo ditë do të vinte shpejt! Sot më zgjedhjet për Kryetarin e Këshillit Kombetar, vjedhja e votës po lartësohet në piedestal! Edi Paloka është më i pafajshmi në këtë histori sepse të paktën pati kurajon të prononte “masakrën elektorale” të Lul. Bashës! Dhe për këtë akt e kam pergëzuar! Dhe që të zgjidhet kryetar i KK pas kaq vitesh në PD është e pranueshme!

Por heshtja dhe miratimi i atyre që u vodhën dhe grabitën në 13 qershor është turp! Po aq turp është për ata që u turrën nëpër foltore duke denoncuar vjedhjen e votës nga Lul Basha dhe tani ngrenë dorën për dikë që e ka pranuar vjedhjen me zë dhe figurë!

Në fakt janë të njëjtët ndaj Rithemelimi është Riciklim! Një grup servilësh, konformistësh dhe gënjeshtarësh po drejtojnë PD me pak ndryshime emrash nga disa muaj më parë! Ajo që nuk ndryshon është se PD është parti personale, parti që gënjen votuesit e saj e qytetarët dhe që përditë po ha veten dhe ata pak njerëz normal që kanë pasur vullnetin për të ndryshuar gjërat! Çfarë pjell macja, minj gjuajnë! Ta gëzoni gjirizin!’- shkruan Kulluri

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re