Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, 6 ditë më shumë kohë për nisjen e procedurave në Kuvend për zgjedhjen e presidentit.

Alibeaj kërkoi që dita e sotme të mos konsiderohet si nisja e procedurave për zgjedhjen e presidentit, por të shtyhet për në datën 10 Maj.

Kërkesa e dytë e Alibeajt ishte që distanca mes raundeve të jetë maksimal, 7 ditor, siç e parashikon edhe Kushtetuta.

Në këtë mënyrë Alibeaj bëhet pjesë aktive e zgjedhjes së presidentit të ri, pavarësisht se ende nuk ka marrë dakordësinë e deputetëve të grupit që përfaqëson.

Enkelejd Alibeaj:

Së pari siç edhe e shihni vetë, përfaqësuesit e opozitës marrin pjesë në këtë proces, si një lloj detyrimi më së pari kushtetues, edhe ndaj publikut, mund të kemi të gjitha divergjencat tona, por procesi i zgjedhjes së presidentit duhet të na përballë.

Duke vazhduar me propozimin që ju thatë, sot data 4 Maj sipas jush do të konsiderohet si momenti i fillimit të zgjedhjes së presidentit. Nuk jam dakord që data 10 të shënojë raundin e parë të votimit. Nuk jam dakord dhe po jua them pse, është një proces që duhet ti shërbejë publikut, në këto kushte ne duhet të bëjmë zgjedhjet tona, që publiku të jetë i mirëinformuar.

Unë sygjeroj që momenti i startimit të procesit të zgjedhjes së presidentit të jetë 10 maji, për të mbledhur konferencën e kryetares.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re