Deputetja e PD, Sorina Koti në një lidhje “skype” për studion e Fax News foli mbi situatën aktuale të vendit, ku tha se palët politike duhet të arrinin një kompromis përbashkues në të gjitha fushat e vendit.

Ndërsa për çështjen e zgjedhjes së presidentit, Koti u shpreh se në rolin e përfaqësuesit të shtetit duhet të zgjidhej një figurë politike që e njeh mirë gjendjen aktuale politike në Shqipëri.

Ndërsa shtoi se gjithë kjo situatë vinte vetëm për shkak se mazhoranca refuzonte të njihte Komisionin e Rithemelimit si organ drejtues të PD-së.

“Duhet të jetë një figurë politike sepse pa njohur problemet reale dhe politike të Shqipërisë, nuk mund të quhesh përfaëqësues. Mbi të gjitha duhet të jetë një akt përbashkues ndërmjet gjithë forcave politike. Nëdijeninë time ka pasur tentativa për të kontaktuar me ish kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj. Jemi në një situatë kakofonie politike për shkak të mos-pranimimit nga ana e mazhorancës se Komisioni i Rithemelimit është organi që po drejton PD-në”– u shpreh Koti mes të tjerash.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re