Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani do të nisin ditën e sotme takimet me krerët e partive të tjera në Kosovë për çështjen e Presidentit. Kurti dhe Osmani pritet t’i nisin takimet e tyre me Kreun e PDK-së, Enver Hoxhaj rreth orës 11:00.

Pas Hoxhajt, Kurti dhe Osmani pritet të takohen me Kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj në orën 13:30. Takimet mes tyre do të mbahen në Kryesinë e Kuvendit.

Ndërkohë që Haradinaj, 30 minuta pas takimit me Kurtin dhe Osmanin ka thirrur kryesinë e partisë që drejton në mbledhje.

I vemti që nuk ka pranuar takimin me Kurtin dhe Osmanin është Kreu i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai ka thënë se nuk do të takohet me Kurtin dhe Osmanin në ditën e parë të detyrës, por është shprehur i gatshëm që takohet ditën e premte.

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës duhet të vendoset në një afat kohor 60 ditë nga zgjedhjet parlamentare.

Nëse zgjedhja e Presidentit dështon brenda këtyre ditëve, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme për të zgjedhur kreun e shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re