Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka kundërshtuar mënyrën se si po vepron PS për të zgjedhur Presidentin nëpërmjet zarfeve.

 

Sipas tij, procesi duhet të jetë transparent, gjithpërfshirës dhe të jetë në sytë e shqiptarëve.

 

“Është më i rëndësishëm procesi se nëse është transparent, gjithëpërfshirës, unë besoj se do japë rezultatin e duhur.  Duhet nisur me këmbën e mbarë, duke respektuar Kushtetutën. Unë besoj se kushdo me një ngjarje kaq të madhe siç është zgjedhja e Kreut të Shtetit, procesi duhet të jetë transparent, gjithëpërfshirës, në sytë e shqiptarëve. Të gjithë e dinë që në raundin e katërt dhe të pestë Presidenti zgjidhet me votat e mazhorancës. Kjo nuk duhet përdorur si një mundësi për ta futur në zarf. Kjo është e rëndësishme. Tjetra besoj se është e qartë. Grupi Parlamentar i PD do japë një qëndrim. Tashmë është bërë rutinë mbledhja e Grupit Parlamentar. E kemi Grupin Parlamentar të PD. Do mblidhen edhe grupet tjera. Grupi Parlamentar do dalë me një qëndrim”, theksoi Alibeaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re